Futboll

Bujupi shënon dy gola në fitoren e tretë të Stuttgartit U19

Eliot Bujupi

Sulmuesi i Kosovës, Eliot Bujupi, ka shënuar dy gola tjerë për të rinjtë e Stuttgartit. 

Stuttgarti U19 fitoi 4:1 ndaj të rinjve të Atalantas në “UEFA Youth League”. 

Ishte fitorja e tretë rresht për Stuttgartin, që u mposht në ndeshjen e parë nga Real Madridi. 

Më pas fitoi ndaj Sparta Pragës dhe Juventusit. 

Bujupi shënoi nga penalltia në minutën e 21-të, ndërsa golin e dytë e realizoi në minutën e 74-t. 

Në ndeshjen që Arsenali U19 e humbi 4:1 në udhëtim tek Interi, Maldini Kacurri u përjashtua nga loja në minutën e 59-të, pas kartonit të dytë të verdhë.