Futboll

Broja sërish udhëheq sulmin e Shqipërisë

Armando Broja

Shqipëria ka publikuar formacionin për ndeshjen miqësore ndaj Azerbajxhanit, që zhvillohet nga ora 19:00 në Hungari.

Në krye të sulmit do të jetë Armando Broja, ndërsa në krahë janë vendosur Jasir Asani e Taulant Seferi. Mesfusha përbëhet nga treshja e zakonshme: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani e Nedim Bajrami.

Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Elseid Hysaj e Mario Mitaj janë në mbrojtje, ndërsa në portë është Thomas Strakosha.