Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, është duke e finalizuar kalimin te ekipi i tjetër i Premier Leagues së Anglisë, Ipswich Town.
Gazetari i njohur sportiv Fabrizio Romano ka njoftuar se Broja do të huazohet te Ipswichi nga Chelsea, ndërsa klubet janë duke diskutuar edhe për të vendosur një klauzolë për blerjen e sulmuesit verën e ardhshme.
Romano ka shkruar në platformën “X” se transferimi është thuajse i finalizuar.
🚨🚜 Ipswich Town are finalising deal to sign Armando Broja with medical tests booked!
Season long loan from Chelsea, salary covered… understand clubs are now discussing a buy clause that could also be mandatory.
Deal almost closed, as @Stuart_Watson says.
Here we go, soon ⏳ pic.twitter.com/RiAEJFC4UY