Bresti francez e ka nisur me fitore paraqitjen në Ligën e Kampionëve. Bresti mposhti të enjten në ndeshjen e parë të Championsit skuadrën austriake, Sturm Graz me rezultatin 2:1.
Hugo Magnetti shënoi golin e parë në minutën e 23-të, kurse austriakët barazuan rezultatin falë autogolit të Edmilson Fernandesit në minutën e 45-të. Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 56-të, Bresti shënoi golin e fitores. Fitoren ia siguroi Abdallah Sima.
Mbyllet baras pjesa e parë Brest – Sturm Graz
Ka përfunduar baras pjesa e parë e ndeshjes Brest – Sturm Graz.
Kjo ndeshje i takon xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Golin e epërsisë për Brestin e shënoi mesfushori, Hugo Magnetti.
Por skuadra austriake baraqzoi rezultatin në fund të pjesës së parë falë autogolit të Edimilson Fernandesit.