Futboll

Bremeri operohet me sukses

Bremer

Juventusi ka konfirmuar të martën se qendërmbrojtësi Gleison Bremer, është operuar me sukses në Lyon.

“Gleison Bremer në mëngjesin e së martës iu nënshtrua operimit në ligamentin kryqëzor në gjurin e mjatë. Operimi ka përfunduar me sukses”, ka shkruar ndër të tjera Juventusi në komunikatën zyrtare.

Bremeri u lëndua javën e kaluar në minutat e para të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Leipzigut.

Juventusi nuk ka njoftuar se për sa kohë Bremeri do të jetë jashtë fushës, por ai pritet të mungojë të paktën gjashtë muaj.

27-vjeçari iu bashkua Juventusit nga Torino në vitin 2021 për 49 milionë euro, ndërsa ka shënuar tetë gola në 91 paraqitje me “zonjën e vjetër”.