Epiteti i lojtarit më të mirë të javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll i ka takuar mesfushorit të Ballkanit, Queven Inacio. Komisioni i veteranëve të futbollit e ka vlerësuar Inacion si më të mirin pas paraqitjes që e pati ndaj Dukagjinit të dielën. Ai realizoi dy golat e Ballkanit në fitoren 2:0 ndaj Dukagjinit.
25-vjeçari u shpreh i lumtur me vlerësimin.
“Do të doja të falënderoja Zotin për këtë mundësi që të jem këtu dhe gjithashtu ekipin tim, sepse pa ata asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe përfaqësoj Ballkanin, këtë ekip të madh që ka një peshë të madhe në futbollin e Kosovës. Jam shumë i lumtur sa i përket trofeut. Shumë njerëz nuk e dinë, por kam kaluar kohë të vështira. Por Zoti është i madh dhe ai di gjithçka. Prandaj, jam mirënjohës për gjithçka dhe puna nuk ndalet,” ka thënë Inacio për FFK-në.