Futboll

Brazili organizon Kupën e Botës 2027 për futbolliste

Brazili - Kupa e Botës 2027

Brazili do ta organizojë Kupën e Botës për futbolliste në vitin 2027. Vendimi u mor të premten në Kongresin e FIFA-s në Bangkok. Pos fitore për Amerikën e Jugut, është humbje për futbollin evropian.

Kandidatura e përbashkët e Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë nuk mori votat e mjaftueshme.
119-78 ishte votimi në  të mirë të Brazilit. Kandidatura e përbashkët e SHBA-së dhe Meksikës ishte refuzuar muajin e kaluar.

Do të jetë hera e parë që Kupa e Botës për futbolliste do të mbahet në Amerikën e Jugut. Kjo ngjarje zhvillohet që nga viti 1991.