Futboll

Bravo tërhiqet nga futbolli aktiv

Claudio Bravo

Foto: Getty Images

Portieri kilian, Claudio Bravo, ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli aktiv në moshën 41-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur Bravo në rrjetet sociale, të martën. 

“Përmes kësaj videoje ju njoftoj se do të largohem nga futbolli profesionist. Është një moment i përshtatshëm , një moment i bukur në jetën time, ndaj faleminderit shumë të gjithëve. Tani është koha për një fazë të re të jetës sime. Ka qenë gjëja më e mrekullueshme që kam bërë në këtë karrierë të bukur duke luajtur në dy Kupa Botërore, duke luajtur në Kupën e Amerikës, duke fituar dy tituj për Kilin”, ka shkruar Bravo. 

41-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Real Betisit. Karrierë ka bërë edhe te Manchester City, Barcelona, Real Sociedadi dhe Colo-Colo.