Futbollisti Edoardo Bove në mëngjesin e së martës iu nënshtrua me sukses një ndërhyrje mjekësore.
Boves i është vendosur defibrilatori.
22-vjeçari Bove pati arrest kardiak më 1 dhjetor në ndeshjen ndërmjet Fiorentinës dhe Interit.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar se lojtarit të Fiorentinas i është vënë defibrilatori.
Pas daljes nga spitali, ish-futbollisti i Romës duhet të presë të gjitha rezultatet e analizave të kryera në ditët e fundit dhe më pas të vendosë në koordinim me mjekët nëse do të mbajë apo do të heqë defibrilatorin.
Nëse vendosë të mos e heqë, Bove për shkak të rregullores në shtetin italian nuk do të mund të luajë në Serie A.
Rast të ngjashëm ka pasur edhe Christian Eriksen, i cili kishte pësuar sulm në ndeshjen e parë me Danimarkën në Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Në atë kohë ishte futbollist i Interit.
Pasi iu vendos defibrilatori, ai nuk e vazhdoi karrierën me “nerazzurrët”. Tani është te Manchester Unitedi.