Mesfushori i Fiorentinas, Edoardo Bove, të hënën ka postuar për herë të parë në rrjetet sociale pas arrestit kardiak që e pati në fillimin e këtij muaji.
22-vjeçari Bove pati arrest kardiak më 1 dhjetor në ndeshjen ndërmjet Fiorentinës dhe Interit.
Boves ditë më parë i është vendosur defibrilatori.
Bove i ka falënderuar gjithë ata që e kanë përkrahur në momentet më të vështira të jetës së tij.
“Dashuria që mora, ngrohtësia e tifozëve, mbështetja nga shokët e skuadrës dhe kundërshtarët e mi, afërsia e gjithë botës së futbollit, ishte diçka që më dha forcë dhe guxim të pabesueshëm. Unë jam vërtetë mirënjohës që i përkas kësaj bote dhe ju falënderoj nga zemra për dashurinë dhe afërsinë që më keni treguar. Unë jam mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka shkruar ish-futbollisti i Romës.
Bove duhet të presë të gjitha rezultatet e analizave të kryera në ditët e fundit dhe më pas të vendosë në koordinim me mjekët nëse do të mbajë apo do të heqë defibrilatorin.
Nëse vendosë të mos e heqë, Bove për shkak të rregullores në shtetin italian nuk do të mund të luajë në Serie A.