Manchester City është shokuar të shtunën pasdite. Skuadra e drejtuar nga trajneri, Pep Guardiola, ka pësuar disfatë nga Bournemouthi me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së dhjetë të Premier Leagues.
Golat për Bournemouthin i shënuan Antoine Semenyo në minutën e nëntë dhe Evanilson në minutën e 64-t.
Ndërsa golin e vetëm për Cityn e shënoi mbrojtësi i krahut, Joshko Gvardiol në minutën e 82-të.
Për Cityn kjo ishte ndeshja e parë e humbur këtë edicion. Ka 23 pikë dhe renditet në pozitën e dytë në tabelë.
Bournemouthi ka 15 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.