Futboll

Bournemouth i merr pikë Unitedit

Manchester United - Bruno Fernandes

Manchester United të shtunën ka barazuar 2:2 me Bournemouthin, në ndeshjen që i takoi xhiros së 33-të të Premier Leagues.

Sulmuesi Dominic Solanke shënoi për 1:0, në minutën e 16-të të ndeshjes.

Kapiteni i Unitedit, Bruno Fernandes barazoi shifrat në 1:1, në minutën e 31-të.

Vendësit golin e dytë e shënuan në minutën e 36-të, me anë të mesfushorit, Justin Kluivert.

Në minutën e 65-të, portugezi Bruno Fernandes shënoi nga penalltia, dhe kështu e barazoi rezultatin në 2:2.

Manchester United pas 33 ndeshjeve të zhvilluara gjendet në pozitën e shtatë me 50 pikë, ndërsa Bournemouth renditet në vendin e 12-të me 42 pikë.