Rumania ka luajtur sërish në Bukuresht. Dhe të premten mbrëma u mposht 1:0 nga Bosnjë-Hercegovina, në nismë të kualifikimeve për Botërorin e vitit të ardhshëm.
Golin e fitores e shënoi mesfushori 22-vjeçar, Armin Gigoviq. Ai realizoi në minutën e 14-të.
Ndeshja i takoi Grupit H.
Bosnja për herë të parë ka fituar në Rumani.
Në këtë grup janë edhe Austria, Qiproja e San Marino. Qiproja fitoi 2:0 ndaj San Marinos, ndërsa Austria pushoi.