Synimi i Bolognas për kualifikim të dytë radhazi në Ligën e Kampionëve mori një goditje të hënën mbrëma. Bologna barazoi 0:0 me Udinesen, që ndali serinë e pesë humbjeve rresht në Serie A.
Ndeshja Udinese – Bologna i takoi xhiros së 34-t të elitës së futbollit italian.
Bologna mbetet në vendin e pestë me 61 pikë nga 34 ndeshje.
Në pozitën e katërt është Juventusi, kurse Udinese në vendin e 12-të me 41 pikë.