Lazio ka pësuar disfatë shumë të thellë të dielën pasdite.
Skuadra e Bolognas ka shënuar fitore të thellë 5:0 në shtëpi ndaj Lazios.
Ndeshja u zhvillua të dielën pasdite dhe i takoi javës së 29-të të Serie A.
Një gol u realizua në pjesën e parë kurse katër të tjerë u shënuan në pjesën e dytë.
Për 1:0 realizoi Jens Odgaard në minutën e 16-të.
Riccardo Orsolini e shënoi golin e dytë në minutën e 48-të kurse një minutë më pas Dan Ndoye e realizoi golin e tretë.
Santiago Castro ishte golashënuesi i golit të katërt në minutën e 74-t.
Dhjetë minuta më pas, Giovanni Fabbian shënoi për 5:0.
Te mysafirët nga minuta e 83-të u paraqit sulmuesi Arijon Ibrahimoviqi.
Ndërsa në bankën e rezervistëve ishte Elseid Hysaj.
Bologna ka 53 pikë dhe është në zonën që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.
Lazio e zë vendin e gjashtë me 51 pikë.