Bochumi ka arritur të bëjë rikthim të madh dhe të sigurojë mbijetesën në Bundesligën gjermane.
Bochumi kishte pësuar 3:0 ndeshjen e parë të barazhit në shtëpi nga Fortuna Duesseldorfi dhe dukej thuajse e sigurt se do të bjerë në Bundesliga 2.
Por, të hënën mbrëma në udhëtim Bochumi triumfoi 3:0. Philipp Hoffman (18’ dhe 66’) dhe Kevin Stoeger (70’ pen.) shënuan për Bochumin.
Ndeshja u vendos pas penalltive, ndërsa Bochumi, që kishte përfunduar i 16-i në Bundesligë këtë stinor, siguroi mbijetesën. Triumfoi 6:5 me penallti.