Futboll

Bislimi shënon në ndeshjen dramatike Lugano – Beshiktash

Uran Bislimi

Ndeshje dramatike është zhvilluar të enjten mbrëma ndërmjet Luganos dhe Beshiktashit, që përfundoi 3:3. 

Ishte ballafaqimi i parë i plejofit të Ligës së Evropës. 

Në mesin e golashënuesve të Luganos ishte edhe mesfushori shqiptar, Uran Bislimi. 

Bislimi realizoi në minutën e 34-t për barazimin e rezultatit në 1:1. 

Bislimi u zëvendësua në minutën e 85-të, ndërsa Shkëlqim Vladi u zëvendësua në minutën e 63-të, kurse Amir Shaipi në portë e kompletoi ndeshjen. 

Milot Rashica u zëvendësua nga Ernest Muçi në minutën e 71-të te Beshiktashi. 

Ndeshja kthyese e plejofit të Ligës së Evropës zhvillohet pas një jave në Turqi.