Mungesë të fatit e ka vlerësuar humbjen nga Kroacia sulmuesja e Kosovës, Kaltrina Biqkaj.
Biqkaj ishte prej lojtareve që vrapoi më së shumti në humbjen 1:0 të Kosovës nga Kroacia, por ajo thotë se tani i njohin kundërshtaret dhe do të mundohen të marrin pikët e plota nga dueli i radhës.
“Unë jam lojtare dhe duhet të luajë kudo që ka nevojë Kombëtarja. Duhet të tregohem profesioniste në çdo aspekt. Prandaj, sot u desh të gjendem në çdo pjesë të fushës, në mënyrë që të tregoj performancë të mirë. U munduam deri në fund, por futbolli i ka këto dhe fati nuk ishte në anën tonë. Tani e kemi imazhin e plotë dhe të qartë se si ka shkuar loja. I dimë pengesat që i kemi pasur në lojën e parë. Shpresoj të përmirësohemi për lojën e dytë dhe ta fitojmë lojën”, deklaroi Biqkaj pas ndeshjes.