Futboll

Biqkaj dhe Misini shkëlqejnë në fitoren e Trabzonsporit

Kaltrina Biqkaj - Trabzonspor

Futbollistet Kaltrina Biqkaj dhe Lumbardha Misini kanë dhënë kontribut të madh të dielën në fitoren e Trabzonsporit. Biqkaj shënoi dy gola, kurse Misini një gol në fitoren e Trabzonsporit në shtëpi ndaj Bornovanit me rezultatin e thellë 6:0.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 15-të të elitës turke për futbolliste.

Biqkaj e realizoi golin e katërt në minutën e 42-të dhe të pestë në minutën e 61-të, derisa 21-vjeçarja Misini shënoi golin e tretë në minutën e 33-të.

Trabzonspori ka 31 pikë kurse Bornova ka dhjetë pikë.