Futboll

“Bild” e konfirmon trajnerin e ri të Dortmundit

Niko Kovaç

Gazeta e madhe gjermane, “Bild”, ka shkruar të mërkurën në mbrëmje se Niko Kovaç do të jetë trajner i ri i skuadrës së Dortmundit. 

Dortmundin në fundjavë ndaj Werder Bremenit në barazimin 2:2 dhe në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma kundër Shakhtar Donetskut, e ka udhëhequr trajneri i grupmoshës U19 të Dortmundit, Mike Tullberg. 

Kovaç në krye të Dortmundit do të vijë në vend të të shkarkuarit, Nuri Shahin. 

Shahini u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta, ndërsa u largua nga skuadra pas disfatës 2:1 nga Bologna në “Champions”. 

Kovaç do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026. 

Kroati 53-vjeçar në të kaluarën ka drejtuar Eintracht Frankfurtin, Bayern Munichun, Monacon dhe së fundmi Wolfsburgun. 

Ai e ka fituar Bundesligën një herë, dy Kupa dhe një Superkupë të Gjermanisë me skuadrën e Bayern Munichut.