Aitor Paredes shënoi nga afërsia në minutën e 85-të. Me golin e tij, Athletic Bilbao shmangu humbjen në udhëtimin e vështirë në Romë.
Roma e Bilbao të enjten mbrëma luajtën 1:1 në kuadër të Ligës së Evropës. Ndeshja i takoi xhiros së parë të fazës së ligës.
Artem Dovbyk kaloi në epërsi Romën në minutën e 32-të. Dukej që skuadra vendase po i fitonte tri pikët, por një vendosje e gabuar në mbrojtje solli golin e barazimit.
Në xhiron e dytë, më 3 tetor, Roma luan në udhëtim ndaj Elfsborgut suedez. Bilbao e pret AZ Alkmaarin.