Futboll

Bilbao e shokon Romën e Ranierit

Athletic Bilbao

Foto: Associated Press

Roma e drejtuar nga Claudio Ranieri ka pasur shumë suksese në Serie A së fundmi.  Por në ndeshjen kthyese të një të tetës së Evropës, është mposhtur 3:1 dhe është eliminuar nga gara.

Athletic Bilbao ka avancuar në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4:3, pasi ndeshjen e parë në “Olimpico” javën e kaluar, e humbi 2:1.

Gjërat u vështirësuan për skuadrën italiane që në minutën e 11-të, kur qendërmbrojtësi Mats Hummels, u përjashtua nga loja direkt me të kuq.

Nico Williams, i cili shënoi dy herë në ballafaqimin e së enjtes mbrëma, realizoi për 1:0 në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

Mbrojtësi Yuri Berechiche e dyfishoi epërsinë në minutën e 68-të, para se Williams ta shënonte një tjetër gol tetë minuta para fundit.

Roma realizoi në minutën e dytë të kohës shtesë nga penalltia me mesfushorin Leandro Paredes, por pa ia arritur që të bëjë diçka më shumë.