Real Betisi të shtunën ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Valencias me rezultat 2:1.
Ndeshja i takoi xhiros së 32-të të La Ligës.
Të dy golat e fitores për Betisin i shënoi sulmuesi Ayoze Perez në minutat 19 dhe 77-të.
Ndërsa golin e vetëm për Valencian e shënoi mesfushori Pepelu nga penaltia në minutën e 66-të të ndeshjes.
Me këtë fitore Betisi është në vend të shtatë me 48 pikë, kurse Valencia renditet në pozitën e tetë me një pikë më pakë.