Futboll

Besfort Zeneli zëvendëson Arbër Zenelin, në humbjen e Elfsborgut

Arber Zeneli

Sulmuesi i krahut, Arbër Zeneli ka startuar tek Elfsborgu që u mposht 3:0 nga Hammarby, të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit të Suedisë në futboll.

Reprezentuesi i Kosovës në minutën e 75-të la vendin në fushë për vëllain e tij më të vogël, Besfort Zeneli. Në minutën e 75-të tek Elfsborgu u aktivizua edhe Dion Krasniqi. Por humbja ishte e pashmangshme.

Te Hammarby deri në minutën e 94-t luajti mbrojtësi i qendrës, Edvin Kurtulush. Ai ishte kapiten i Kosovës U21, ndërsa më pas luajti për Suedinë. Nuk po ftohet më.
Hammarby është i treti në “Allsvenskan” me gjashtë pikë. Elfsborgu i ka katër pikë në pozitën e dhjetë.