Futboll

Besfort Zeneli, ndër lojtarët me vlerën më të madhe në Suedi

Zeneli

Besfort Zeneli është edhe vëllai i sulmuesit të Kosovës, Arbër Zeneli

Futbollisti kosovar, Besfort Zeneli është në mesin e dhjetë lojtarëve me vlerën më të madhe financiare në Suedi. 

Kartoni i futbollistit të Elfsborgut, vlerësohet 2.5 milionë euro. 

Listën e 100 lojtarëve me vlerën më të madhe në tregun e transferimeve e ka publikuar “fotballtrasnfers.com”.

Besfort Zeneli, 22-vjeçar renditet i shtati, ndërsa vëllai i tij i madh, Arbri është i 25-ti me vlerë prej 1.5 milion eurosh. 

Edhe Arbri 30-vjeçar është pjesë e Elfsburgut.