Bernardo Silva është kthyer nga figura tragjike e Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve në mesjavë, në figurën e suksesit të skuadrës në gjysmëfinalen e Kupës FA ndaj Chelseat të shtunën.
Portugezi realizoi golin e vetëm në fitoren në Wembley. Ai shënoi në minutën e 84-t. Goli i tij, erdhi vetëm pak ditë pasi humbi penalltinë ndaj Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Me këtë gol, portugezi ia shoi Chelseat edhe shpresën e fundit për trofe sivjet. Më herët gjatë sezonit, skuadra e Mauricio Pochettinos u mposht në finalen e EFL Cup.
Finalisti tjetër caktohet të dielën nga përballja Coventry-Manchester United.