Futboll

Berisha vazhdon kontratën me Leccen

Berisha vazhdon kontratën me Leccen

Mesfushori i Lecces, Medon Berisha, do të mbetet te skuadra e elitës së futbollit italian edhe për katër edicione të tjera. 

Lajmi është zyrtarizuar nga skuadra italiane të premten. 

Lecce ka njoftuar se e ka vazhduar kontratën me Berishën deri në vitin 2028. 

Berisha është 20-vjeçar. 

Ai kishte luajtur për grupmoshën U19 dhe U20 të Shqipërisë, ndërsa më pas i zhvilloi dy ndeshje me U21 të Kosovës. 

Vendosi që karrierën ta vazhdojë te Shqipëria. 

Me U21 të Shqipërisë ka luajtur në 12 ndeshje dhe ka shënuar tri gola, ndërsa debutoi nën drejtimin e Sylvinhos. 

Me Shqipërinë ka tri paraqitje, kurse ishte edhe pjesë e ekipit të “kuqezinjve” në Evropianin në Gjermani. 

Luajti për 20 minuta në humbjen 1:0 nga Spanja në fazën grupore. Spanja më pas e fitoi Evropianin.