Futboll

Berisha shënon gol vendimtar në Rumani

Albin Berisha

Sulmuesi Albin Berisha ka shënuar pas një kohe të gjatë në kampionatin e Rumanisë

Të dielën, në ndeshjen e luftës për mbetje në Superligë, Berisha shënoi për fitoren e Petrolulit ndaj Otelulit me rezultatin 2:1.

23-vjeçari në lojë hyri në minutën e 59-të, ndërsa shënoi për 2:1 në minutën e 80-të.

Golin e fundit, Berisha e kishte shënuar më 8 mars. Tani i ka tri gola në 13 paraqitje.

Fitorja ishte e rëndësishme për Petrolulin.