Futboll

Berisha prej kandidatëve për ta zëvendësuar Ter Stegenin

Etrit Berisha

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, mund të jetë prej kandidatëve për ta zëvendësuar Marc Andre ter Stegenin te skuadra e Barcelonës. 

Të hënën “Mundo Deportivo” ka paraqitur një listë me dhjetë portierë që janë pa klube aktualisht e që potencialisht mund ta zëvendësojnë Ter Stegenin. Njëri ndër ta është edhe Berisha. 35-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Empolit. 

Kontrata me klubin italian i përfundoi në verë.

Disa nga portierët që mund ta zëvendësojnë gjermanin janë edhe Keylor Navas, Jordi Masip, Loris Karius dhe Edgar Badia.