Futboll

Berisha kthehet furishëm

Bernard Berisha

Sulmuesi i krahut Bernard Berisha është kthyer furishëm nga lëndimi që e mbajti gjatë jashtë fushës.

Të martën në ndeshjen për Kupën e Rusisë, Berisha shënoi dy golat e fitores 2:1 të Akhmat Groznyt ndaj Krasnodarit. Berisha u aktivizua në minutën e 63-të, ndërsa shënoi në minutën e 66-të e më pas edhe në minutën e 72-të nga penalltia.

Berisha nuk kishte luajtur që nga 24 gushti i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi në tendinë.