Futboll

Berisha: Jemi shumë të dëshpëruar

Valon Berisha - LASK

Valon Berisha dhe LASK-u austriak nuk arritën që ta kalojnë FCSB-në rumune, dhe janë eliminuar nga Liga e Evropës.

Por, do të paraqiten në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

LASK-u të enjten mbrëma u mposht 1:0 në Bukuresht dhe u eliminua me rezultatin e përgjithshëm, 2:1.

“Është shumë e rëndë. Ne kemi dhënë shumë nga vetja dhe kemi luajtur ndeshje të madhe. Ishim më të mirë në të dyja ndeshjet. Donim që të luanim në Ligën e Evropës, por duhet të mësojmë nga kjo. Por, është shumë e dhimbshme. Ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë. Të paktën, do të luajmë në ndeshje ndërkombëtare. Nesër duhet të zgjohemi dhe të shikojmë para”, ka deklaruar Berisha pas ndeshjes.