Futboll

Berisha asiston në fitoren e Lecces

Medon Berisha - Lecce

Mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha, ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në Serie A. Berisha të dielën asistoi në fitoren e Lecces me rezultatin 2:1 ndaj Monzas. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 16-të të kampionatit italian. 

Berisha asistoi te goli i parë i Lecces që e shënoi Tete Morente në minutën e tretë. 

Ai luajti deri në minutën e 55-të dhe u zëvendësua me mesfushorin tjetër nga Shqipëria, Ylber Ramadani. 

Për 21-vjeçarin Berisha kjo ishte ndeshja e gjashtë e zhvilluar.
Lecce ka 16 pikë dhe është në mesin e tabelës. 
Monza ka gjashtë pikë më pak dhe renditet në pozitën e parafundit në tabelë.