Valon Berisha dhe LASK-u kanë avancuar në çerekfinale të Kupës së Austrisë.
LASK-u e mposhti në udhëtim Voitsbergun 2:1, me rikthim të rezultatit.
Gjurmë në këtë ndeshje la edhe mesfushori i Kosovës, Berisha.
Berisha asistoi në golin për 1:1 në minutën e 42-të, ndërsa luajti deri në minutën e 81-të.
Për të ishte asistimi i katërt në 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat e këtij sezoni, derisa ka edhe katër gola të shënuar.