Futboll

Berat Gjimshiti është gati për yjet e Realit

Berat Gjimshiti - Atalanta

Foto: Associated Press

Berat Gjimshiti po përjeton një verë plot momente të mëdha: fitoren në Ligën e Evropës me Atalantan, pjesëmarrjen në Evropian me Shqipërinë dhe tashmë ndeshjen e Superkupës kundër Real Madridit. Ish-mbrojtësi i Zuerichut ka refuzuar një ofertë nga Katari për të mbetur në Bergamo

Fitimi i Ligës së Evropës me Atalantan kundër Bayer Leverkusenit të pamposhtur. Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian me Shqipërisë si kapiten. Dhe, të mërkurën në mbrëmje ndeshja për Superkupë të Evropës kundër fituesit të Ligës së Kampionëve, Real Madridit. Për Berat Gjimshitin, është një tjetër moment i rëndësishëm. Ndeshja Real Madrid – Atalanta zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00 në Varshavë të Polonisë.
Duhet të jetë një ndjenjë e mahnitshme për Gjimshitin 31-vjeçar. Kur tetë vjet më parë nënshkroi kontratë me Atalantan, klubi ishte në fund të tabelës. Sot ekipi nga Bergamo po luan për trofe evropianë. Zhvillimi i tij personal ndoqi një rrugë të ngjashme me klubin.
Në atë kohë, mbrojtësi nuk kishte respektin e skuadrës së Zuerichut. Sot, ai gëzon respekt maksimal. Dhe, tani po luan ndeshjen e tij më të madhe të karrierës deri më tani kundër klubit më të madh – Real Madridit.

Ka kohë për Katar

Mund të kishte  ndodhur që Gjimshti të mos ishte as në ndeshjen kundër Kylian Mbappes dhe yjeve tjerë të Realit. Al-Rayyan i Katarit joshi futbollistin shqiptar me shumë para. Drejtori i përgjithshëm i Atalantas, Luca Percassi e konfirmoi personalisht këtë.

“Interesimi ishte shumë real dhe konkret”.

Percassi tregon se si e mori vesh interesimin e klubit nga Katari.

“Berati edhe dhe na tregoi. Ishte informatë nga dora e parë për këtë interesim. Ai na tregoi me shumë mirësjellje dhe respekt”.

Interesimi nga Katari tani nuk ekziston. Jo sepse drejtuesit e klubit nga Katari nuk e duan më, por sepse Gjimshiti e refuzoi.

Babai i dy fëmijëve preferon të qëndrojë në Bergamo për momentin dhe t’i shtojë një tjetër kapitull historisë së tij të mrekullueshme në veri të Italisë.

Së shpejti në “top 10-she”

Pas nënshkrimit të kontratës në vitin 2016, Gjimshiti kaloi dy vitet e para në huazim tek Avellino dhe Benevento në jug të Italisë. Në vitin 2018 ai u kthye në Bergamo për të mos u larguar më. Sot ai është një nga lojtarët më jetëgjatë dhe është një prej kapitenëve të ekipit. Ai ka luajtur tashmë 240 ndeshje. Nëse luan të paktën edhe 20 ndeshje, ai do të kalojë mikun e tij të mirë Remo Freulerin në listën e lojtarëve që kanë më së shumti paraqitje. Pra do të kaloj në “top 10-she”.

Para se të ndodhë kjo, Gjimshiti është shumë i etur për të ngritur një tjetër trofe lart. Atalanta ka dy humbje në përballjet me Real Madridin. 

“Perëndesha e zezë dhe kaltër”, e cila vjen nga mitologjia greke, zbukuron logon e Atalantas, që ishte gjahtarë e nënvlerësuar. Tani është gati për duelin e radhës.


Gasperini e quan superprofesionist Gjimshitin

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka folur për vendimin e Berat Gjimshitit, i cili vendosi të qëndrojë në Bergamo, pavarësisht ofertës nga klubi i Katarit, Al-Rayyan. Ai ka vlerësuar vendimin e mbrojtësit të Shqipërisë. “Ai mbeti pjesë e jona, pavarësisht ofertës. Është normale oferta për një lojtar superprofesionist të marrë oferta të caktuara”, ka thënë Gasperini në konferencën për media para ndeshjes kundër Real Madridit. Ndeshja e Superkupës në mes të Real Madridit dhe Atalantas zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00 në Varshavë.