Futboll

Benzema me Al-Ittihadin në finale të Superkupës saudite

Karim Benzema - Al-Ittihad

Karim Benzema me skuadrën e Al-Ittihadit është kualifikuar në finale të Superkupës së Arabisë Saudite në futboll. Al-Ittihadi mposhti Al-Wehdan me rezultatin 2:1 të hënën mbrëma. 

Benzema shënoi golin e parë në minutën e parë të ndeshjes, kurse Abderrazak Hamdallah e realizoi golin e dytë në minutën e 42-të të ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës saudite. Pjesë e fitores ishte edhe ylli tjetër i futbollit, N'Golo Kante.