Futboll

Benfica shënon fitore ndaj Marseillet

Benfica

Foto: Associated Press

Benfica e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës ndaj skuadrës së madhe franceze, Marseille.

Portugezët të enjten mbrëma në shtëpi fituan me rezultatin 2:1.

Rafa Silva në minutën e 16-të dhe Angel Di Maria në minutën e 52-të shënuan dy golat për Benfican.

Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 67-të e shënoi golin e vetëm për francezët, që kanë marrë rezultat të mirë në Portugali për duelin kthyes pas një jave që zhvillohet në Francë.