Futboll

Benfica me mungesë të rëndësishme ndaj Barçës

Angel Di Maria

Skuadra e Benficës do të jetë pa njërin pjesë sulmuesve kryesorë në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Benfica të mërkurën nga ora 21:00 e pret Barçën në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 11 mars.

“One Football” ka raportuar të martën se sulmuesi argjentinas, Angel Di Maria, për shkak të një lëndimi nuk do të luaj ndaj Barcelonës.

Di Maria pësoi lëndim muskulor në këmbën e majtë në ndeshjen ndaj Monacos që ishte e vlefshme për plejof të “Championsit”.

37-vjeçari Di Maria nuk ka arritur që të rikuperohet me kohë dhe për këtë arsye do të mungojë në duelin ndaj gjigantit katalunas.

Dy skuadrat u përballën në fazën e ligës, ndërsa Barcelona e fitoi 5:4 ndeshjen e mahnitshme në Lisbonë.