Jude Bellingham është ndëshkuar direkt me karton të kuq në ndeshjen e Real Madridit me Osasunan në La Liga, pasi siç duket i ka thënë diçka të pahijshme gjyqtarit.
Gjyqtari Jose Luis Munuera iu afrua mesfushorit anglez në minutën e 40-të pasi Bellinghami u ankua ndaj një vendimi duke ngritur duart.
Të dy shkëmbyen fjalët para se gjyqtari të nxirrte kartonin e kuq.
Edhe trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, u ndëshkua me të verdhë pas një ankese që pati në ndeshje.
Reali po fiton 1:0 pas pjesës së parë.