Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, do të jetë sërish pjesë e skuadrës së Anglisë.
Ai pritet të paraqitet për herën e parë që prej përfundimit të Kampionatit Evropian në verë, kur Anglia u mposht nga Spanja.
Në shtator, Bellinghami mungoi për shkak të lëndimit, ndërsa të enjten ishte i përfshirë në listën e 25 futbollistëve nga selektori i përkohshëm, Lee Carsley.
Anglia në këtë muaj luan kundër Greqisë dhe Finlandës, në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Ftesë ka marrë edhe Cole Palmer që u largua nga grumbullimi për ndeshjet me Irlandën dhe Filnandën, shkaku i lëndimit.
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Harry Maguire, nuk është ftuar.
Risi ka qenë emri i sulmuesit të Tottenhamit, Dominic Solanke, i cili e ka vetëm një paraqitje për shtetin e tij, në vitin 2017.
Anglia luan kundër Greqisë në “Wembley” më 10 tetor, ndërsa në Helsinki ballafaqohet me Finlandën më 13 tetor.