Futbollistët e Clujit në Rumani janë solidarizuar me bashkëlojtarin e tyre nga Kosova, Meriton Korenica, të cilit i vdiq babai një ditë më parë.
“Bëhu i fortë Kore, ne jemi me ty” shkruhej në fanellat që lojtarët e Clujit bartën para ndeshjes me Hermannstadtin të shtunën.

Korenica iu bashkua këtë sezon Clujit. Deri tash, anësori ka realizuar një gol.
Për vdekjen e Haxhi Korenicës, babait të Meritonit, ka shprehur ngushëllime edhe Federata e Futbollit të Kosovës. Haxhi Korenica dikur ishte futbollist i klubit të futbollit Rahoveci.