Pas tri fitoreve radhazi, Manchester Unitedi është befasuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të Premier Leagues.
Unitedi të dielën pasdite në shtëpi është mposhtur nga Crystal Palace me rezultatin 2:0.
Dy golat e mysafirëve i shënoi Jean-Philippe Mateta në minutën e 64-t dhe 89-të.
Për Unitedin kjo ishte disfata e 11-të këtë edicion në kampionatin anglez.
Ka 29 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të.
Palace ka një pikë më shumë në vendin e 12-të.