Skuadra e Manchester Unitedit është befasuar nga Brightoni në kuadër të xhiros së dytë të Premier Leagues. Të shtunën, Brightoni e mposhti Unitedin me rezultatin 2:1.
Vendësit kaluan të parët në epërsi në minutën e 32-të me golin që e realizoi sulmuesi Danny Welbeck.
Sulmuesi i krahut, Amad Diallo i barazoi shifrat në 1:1 për Unitedin në minutën e 60-të. Joshua Zirkzee në minutën e 70-të realizoi për 2:1, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Golin e fitores për Brightonin e shënoi Joao Pedro në minutën e 95-të të ndeshjes.