Futboll

Befasohet tottenhami, mposhtet nga Fulhami

Fulham

Skuadra e Tottenham Hotspurit është befasuar në ndeshjen që i takoi javës së 29-të të Premier Leagues.

Tottenhami të dielën u mposht nga Fulhami në udhëtim me rezultatin 2:0.

Rodrigo Muniz e realizoi golin e parë në minutën e 78-të.

Mesfushori Ryan Sessegnon e shënoi golin përfundimtar në minutën e 88-të.

Tottenhami pas 29 ndeshjeve të zhvilluara ka dhjetë fitore, katër barazime dhe 15 humbje.

Renditet në pozitën e 13-të me 34 pikë.

Fulhami ka 12 fitore, nëntë barazime dhe tetë humbje.

Është në vendin e tetë me 45 pikë.