(E përditësuar) - Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Mbretërit” e eliminuan në penallti Atletico Madridin.
Antonio Rudiger shënoi penalltinë vendimtare për fitoren 4:2 në penallti për Real Madridin. Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Federico Valverde e Rudiger realizuan për Realin nga pika e bardhë.
Portieri i Atleticos ndali penalltinë e katërt, të gjuajtur nga Lucas Vazquez.
Tek Atletico fillimisht realizoi Alexander Sorloth. Më pas Julian Alvarez dërgoi topin në rrjetë, pos pas rishikimit të VAR-it penalltia e tij u anulua për goditje të parregullt. Angel Correa e realizoi penalltinë e tretë për Atleticon, ndërsa në serinë e katërt Marcos Llorente goditi traversën.
Kështu Rudigeri e kishte rastin të mbyllte serinë. Goditjen e tij e preku Oblak, por pa ia arritur që ta ndalë.
Ndeshja në “Metropolitano” përfundoi 1:0 në të mirë të Atleticos. Conor Gallagher shënoi pas 27 sekondave lojë.
Në mesin e pjesës së dytë Kylian Mbappe siguroi penallti, ndërsa Vinicius Junior ishte plotësisht i pasaktë nga pika e bardhë në minutën e 70-të. Shifrat nuk ndryshuan pas 90 minutave e po ashtu pas dy vazhdimeve nga 15 minuta. Kështu çerekfinalisti i fundit i Championsit u caktua me penallti.
Real Madridi, që është kampion në fuqi, në çerekfinale do të përballet me Arsenalin.
Penalltitë vendosin derbin e Madridit
Penalltitë do të vendosin fituesin e ndeshjes mes Atletico Madridit dhe Real Madridit.
Në dy vazhdimet nga 15 minuta nuk janë shënuar gola, kështu që rezultati i përgjithshëm mbetet 2:2.
Shkon në vazhdime derbi madrilen
Atletico Madridi dhe Real Madridi do të luajnë vazhdimet për të vendosur se kush kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Atletico po udhëheq 1:0 pas 90 minutash, por pasi Reali e fitoi 2:1 ndeshjen e parë, duhet të luhen vazhdimet.
Atletico avancoi pas 27 sekondash, ndërsa në pjesën e dytë për Real Madridin penallti humbi Vinicius Jr.
Vinicius Jr nuk realizon nga pika e bardhë
Vini Jr ka lëshuar mundësi të artë për të barazuar rezultatin në ndeshjen e Realit ndaj Atletico Madridit.
Ai gjuajti larg portës nga pika e bardhë në minutën e 70-të.
Penallti për Real Madridin
Real Madridi ka fituar penallti në ndeshjen ndaj Atleticos.
Kylian Mbappe është penguar në zonë.
Goli historik i Gallagherit, i vetmi i pjesës së parë në ndeshjen Atletico – Real
Connor Gallagher sipas faqes së Ligës së Kampionëve ka realizuar pas vetëm 30 sekondave lojë.
Por në faqet tjera që merren me statistika të lojtarëve e skuadrave, Gallagher realizoi pas vetëm 27 sekondave.
Ishte goli më i shpejtë i shënuar nga ndonjë futbollist anglez në historinë e Ligës së Kampionëve, ka shkruar “Opta Joe” në platformën “X”.
Me golin e Gallagherit, Atletico Madridi është duke fituar ndaj Real Madridit 1:0 pas pjesës së parë, në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales së Championsit.
Ndeshjen e parë në “Bernabeu”, Real Madridi e fitoi 2:1.
Befasi në Madrid pas 30 sekondash lojë
Atletico Madridi ka shënuar menjëherë ndaj Real Madridit.
Conor Gallagher e ka kaluar skuadrën e Atleticos në epërsi 1:0, pas golit të shënuar në sekondën e 30-të.
Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” u mbyll 2:1 në të mirë të Realit.
GALLAGHER SCORES INSIDE 30 SECONDS WOW. pic.twitter.com/r4JcrfOWgO
— Frank🧠🇵🇹 (fan) (@AmorimEra_) March 12, 2025