Mënyra se si u largua ylli i futbollit Lionel Messi nga Barcelona, ishte e rëndë për çdo tifoz të Barçës.
Por dashuria për gjigantin kataluans nuk i ka munguar kurrë dhe nuk i mungon as sot Messit.
Presidenti i Inter Miamit, David Beckham, deklaroi se nuk ka lojtar që e do Barcelonën ma shumë se Messi.
Beckham thas se pas pensionimit të Messit nga futbolli ka dëshirë që argjentinasi të jetojë në Miami. Por Messi i ka thënë atij që mendon të jetojë vetëm në Barcelonë.
“Do të doja që Messi të jetonte në Miami pasi të tërhiqet nga futbolli por Leo më ka thënë se ai mendon vetëm të jetojë pranë Barcelonës. Nuk ka asnjë lojtar që e do Barcelonën aq shumë sa ai. Mund të shihni logon e Barçës në këmbën e tij dhe madje edhe në shishen e tij të ujit”, ka thënë Beckham, shkruan të hënën “Talksport”.
37-vjeçari Messi nga viti 2023 është pjesë e klubit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Inter Miami.
Ka luajtur edhe për Paris Saint-Germainin.