Një penallti e anuluar nga VAR-i e Julian Alvarezit ka ndikuar që Atletico Madridi të eliminohet nga Real Madridi në një të tetën e finales në Champions.
Mediumi i fuqishëm, BBC, ka shkruar: “Real Madridi e mposhti Atleticon në mënyrë kontroverse në penallti për t’u përballur me Arsenalin në çerekfinale”.
Alvarezi e dërgoi topin në rrjetë, por më pas penalltia iu anulua për goditje jo të rregullt. Ai rrëshqiti gjatë goditjes nga pika e bardhë.
Pse u anulua penalltia e Alvarezit?
Pas ndërhyrjes së VAR-it, penalltia e lojtarit të Atletico Madridit, Julian Alvarez, u anulua. BBC fillimisht e quajti këtë vendim kontrovers, por ndërkohë e ka ndryshuar fjalën “kontrovers” me “dramatike”.
Alvarezi ka rrëshqitur gjatë goditjes nga pika e bardhë. Dhe VAR-i ka vërtetuar, sipas BBC-së, që lojtarit i Atleticos e preku topin me dy këmbët. Kjo nuk lejohet dhe për këtë iu anulua penalltia e realizuar.