Futboll

BBC: Klubet evropiane po e kërkojnë Brojën

Armando Broja

Armando Broja

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, ka marrë vëmendjen e disa skuadrave në Evropë, përfshirë edhe atë franceze, Monaco. 

Sulmuesi i Shqipërisë, 22-vjeçari Broja mund të ndërrojë ambient në afatin kalimtar të verës dhe ai vetë është i gatshëm për hapin e radhës në karrierë, ka shkruar “BBC” të enjten.

Huazimi i Brojës te Fulhami nuk ka qenë i suksesshëm. Kjo skuadër ka paguar afro 5 milionë euro dëmshpërblim, për mosinkuadrimin e ish-sulmuesit të Vitesses dhe Southamptonit, në 10 apo më shumë ndeshje. 

Fulhami nuk ishte i interesuar që ta blejë përfundimisht Brojën në fund të sezonit. 

Por, Broja mund të përfundojë edhe te Milani, Wolverhamptoni apo Monaco, që po garojnë për të siguruar shërbimet e tij. 

Monaco po e sheh Brojën si zëvendësues të Wissam Ben Yedderit. 

“Blutë” në janar kërkonin rreth 60 milionë euro për Brojën, por kjo shumë e parave mund të zbresë për gjysmë në këtë afat kalimtar veror. 

Broja në edicionin që e lamë pas pati dy gola të shënuar e një asistim në 27 paraqitje në të gjitha garat.