Futboll

Bayerni vazhdon sigurt, fiton ndaj Heidenheimit

u

Bayern Munichu ka vazhduar sigurt në Bundesligë dhe nuk ka lejuar befasi.

Bavarezët të shtunën në xhiron e 13-të të Bundesligës, e mposhtën Heidenheimin 4:2.

Dayot Upamecano shënoi në minutën e 18-të për 1:0, ndërsa mysafirët befasuan me golin e shënuar nga Mathias Honsak, pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Vetëm gjashtë minuta zgjati gëzimi i tyre, pasi Jamal Musiala shënoi për 2:1, në minutën e 56-të.

Për 3:1 realizoi Leon Goretzka në minutën e 84-t, ndërsa dy minuta më vonë, Niklas Dorsch, realizoi për 3:2.

Musiala realizoi edhe një herë tjetër në minutën e parë të kohës shtesë, për rezultatin përfundimtar.

Mesfushori me prejardhje nga Prizreni, Arijon Ibrahimoviq, luajti nga minuta e 92-të te gjiganti gjerman.

Bayerni lider ka 33 pikë, ndërsa Heidenheimi ka 10 pikë, pas 13 ndeshjeve të luajtura.