Bundesliga

Bayerni shokohet nga Heidenheimi

Heidenheim

Skuadra e Bayern Munchenit të shtunën pasdite ka pësuar disfatë 3:2, ndaj Heidenheimit dhe është shkëputur edhe më shumë nga gara për titull kampioni.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 28-të të Bundësligës gjermane.

Në pjesën e parë, bavarezët ishin në epërsi me dy golat e Harry Kane dhe të Serge Gnabryt, të cilët shënuan në minutën e 38-të dhe të 45-të.

Por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.

Skuadra e Heidenheimit e përmbysi rezultatin.

Kevin Sessa realizoi për 2:1 në minutën e 50-të.

Një minutë më vonë, Tim Kleindienst barazoi për 2:2.

Golin e fitores për Heidenheimin e shënoi po i njëjti lojtar në minutën e 79-të.

Me këtë humbje, gjiganti gjerman, Bayern Munchen mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 60 pikë, 16-të më pak se Bayer Leverkuseni.

Heidenheimi në pozitën e dhjetë ka 33 pikë.