Bayern Muncheni synon të përforcohet me Florian Wirtzin e Bayer Leverkusenit. Bayerni është i gatshëm t’i ofrojë 250 milionë euro rivalit për titull të kampionit në Bundesligë, ka njoftuar gazeta e madhe gjermane Bild të mërkurën.
Për 21-vjeçarin e Leverkusenit interesim ka shprehur edhe kampioni i Anglisë, Manchester City.
Reprezentuesi i Gjermanisë me Leverkusenin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.
Me fanellën e Leverkusenit, futbollisti ofensiv ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar me 13 asistime në 40 ndeshje këtë edicion.